Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, festuar sot ditëlindjen. Lidhur me këtë rast, Jashari është befasuar nga kryetar i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Këtë e ka bërë të ditur, vet Jashari përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë ata të cilët i kanë dërguar urime për ditëlindjen e tij.
Postimi i plotë:
Të dashur familjarë, miq e bashkëpunëtorë, ju falënderoj të gjithëve nga zemra për urimet e shumta që sot me keni dërguar me rastin e ditëlindjes sime. Qofshi përherë të lumtur e të gëzuar në familjet tuaja.
Për të më uruar ditëlindjen në zyrën time erdhën miq nga Komuna e Drenasit, të prirë nga Kryetari, z. Ramiz Lladrovci, kurse stafi im me përgatiten surprizë të këndshme në përfundim të orarit të punës.
Ndihem i privilegjuar që kam një staf të mrekullueshëm, punëtor e të përgatitur dhe u jam shumë mirënjohës për angazhimin e tyre në kryerjen e përgjegjësive tona kushtetuese e ligjore.
Uroj që së bashku, me përkrahjen e qytetarëve të Skenderajt të arrijmë edhe më shumë suksese në shërbim të ngritjes së nivelit të mirëqenies sociale dhe zhvillimit ekonomik të komunës sonë.