U tha se Driton Selmanaj e kritikoi Vjosa Osmanin, vjen reagimi i ashpër i deputetit të LDK-së

Aktuale

U tha se Driton Selmanaj e kritikoi Vjosa Osmanin, vjen reagimi i ashpër i deputetit të LDK-së

Nga: N.H Më: 28 janar 2020 Në ora: 18:33
LDK

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar ashpër lidhur me raportimet e mediave, kinse ka kritikuar ashpër Vjosa Osmanin për të cilën ka deklaruar edhe se është model i gabuar i vendimmarrjes.

Selmanaj me ketë rast, e ka demantuar këtë lajm, duke thënë se po raportohet pa dëgjuar fare intervistën.

Ai madje këtë e ka quajtur si “Tugjarlleku mediatik në aksion”, përcjell “Bota sot”.

“Tugjarlleku mediatik në aksion. Japin lajme pa e dëgjuar fare intervistën time. Intervista ime do transmetohet në orën 18:00. Kushdo që ka interes ta dëgjoj atë se çfarë kam thënë kanë rastin ta dëgjojnë intervistën time pas 10 min. Gazepqaria jonë!!!!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat