Kjo është arsyeja që përgjithmonë do ta ndaj LDK-në me Vetëvendosjen

Aktuale

Kjo është arsyeja që përgjithmonë do ta ndaj LDK-në me Vetëvendosjen

Nga: V.R Më: 28 janar 2020 Në ora: 22:56
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Edhe në takimin e së martës, nuk u arritë asgjë konkrete në raport me marrëveshjen ndërmjet zyrtarëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Njohësit e çështjeve politike, përkatësisht Nexhat Haziri, për “Bota sot”, konsideron se arsyeja e mos arritjes së marrëveshjes është se tani të dy partitë LVV dhe LDK-ja, kanë betonuar pozicionet e tyre, dhe çdo lëvizje nga këto pozicione nga cilado parti politike, e shohin si dobësim të tyre përballë partisë tjetër.

“Arsyeja e mos arritjes së marrëveshjes është se tani të dy partitë LVV dhe LDK-ja, kanë betonuar pozicionet e tyre, dhe çdo lëvizje nga këto pozicione nga cilado parti politike, e shohin si dobësim të tyre përballë partisë tjetër. E kam thënë edhe më parë se propozimi dhe zgjedhja e Glauk Konjufcës për kryetar Kuvendi nga ana e LVV-së pa një marrëveshje me LDK-në, i ka dhënë një goditje të madhe, mbase fatale mundësisë së arritjes së një marrëveshje në mesë ketyre dy partive për koalicionin qeverisës. Zgjedhja e Konjufcës për kryetar të Kuvendit, ishte sinjal i qartë se LVV-ja synon që të tri postet më të larta shtetrore t’i takojnë asaj me cka synonte që rolin e LDK-së në bashkqeverisje sipas konceptit të saj ta bënë sa më pak të dukshëm duke e relativizuar fuqinë e saj”, tha ai.

Sipas tij, kjo është një lloj synimi për kapjen e shteti.

Më tej, Haziri, shtoi se në anën tjetër kemi parë një LDK, shumë kërkuese dhe insistuese për ta marrë rrolin e saj në bashkëqeverisje në emër të një pushteti të baraspeshuar me LVV-në, në mënyrë që ta ruante ndikimin dhe rrolin e saj në bashkqeverisje.

“Pra gjatë gjithë këtij procesi negociatash kemi parë një tendencë të LVV-së për ta nënshtruar partnerin e saj në bashqeverisjen eventuale, dhe LDK-në e cila synonte që ta forconte rrolin e saj në bashkqeverisje duke u thirrur në dallime të vogëla për nga fuqia politike që ka me LVV-në, duke u thirrur edhe në atë se LVV-ja kishte vetëm një deputet më shumë se ajo”, tha ai.

Sipas Hazirit, tashmë janë shterrur të gjitha mundësit për një koalicion të mundshëm.

“Tani thuajse janë shterrur të gjitha mundësit për një koalicion në mes LVV-së dhe LDK-së, i takon LVV-së që të zgjedhë partner tjetër, ose vendi duhet të shkoj në zgjedhje, pasi cdo kombinaturë tjetër nuk do të ishte e duhura për Kosovën dhe proceset që janë para nesh”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat