"Brezi i Republikës" nuk e mbështet Vjosa Osmanin

Aktuale

"Brezi i Republikës" nuk e mbështet Vjosa Osmanin

Nga: A.J Më: 29 janar 2020 Në ora: 10:12
Vjosa Osmani

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka reaguar lidhur me mosarritjen e marrëveshjes përfundimtare në mes VV-së e LDK-së deri ka shpjeguar se Vjosa osmani ishte aduti kryesor për tia fituar zgjedhjet LDK-së.

Vela në një postim të tij në facebook ka thënë se tani, kur është koha e vendimeve të mëdha, shumica e eksponentëve "Brezi i Republikës" janë shndërruar në struca apo mbështetës të status quos brenda partisë. Disa prej tyre janë përkrahës publik të qëndrimeve të Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit.

Postimi i plotë:

Vjosa Osmani - Gjeneralja e "Ushtrise se Vdekur"

Në betejën elektorale e 6 tetorit, Vjosa Osmani ishte aduti kryesor i LDK-së për të fituar zgjedhjet. "Brezi i Republikes" i rrinte pranë në secilin tubim elektoral dhe paraqitje publike. Synim i tyre ishte i qartë, të përfitojnë vota në krah të frymës dhe entuziazmit që krijoi Vjosa Osmani tek votuesi i LDK.

Tani, kur është koha e vendimeve të mëdha, shumica e eksponenteve "Brezi i Republikës" janë shndërruar në struca apo mbështetës të status quos brenda partisë. Disa prej tyre janë përkrahës publik të qëndrimeve të Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit. Më sjelljen e tyre më tepër i gjasojne Lidhjes te Rinise Socialiste (SKOJ) që ishte armë për mirëmbajtjen e pushtetit të gardës se vjetër se sa shpresës për ndryshime brenda LDK dhe në Kosovë.

Vjosa Osmani duket të jetë e vetmuar në betejën e saj për realizimin e mandatit të marrë nga votuesit për qeveri të ndryshimeve. "Brezi i Republikës" dëshmoi fytyrën e vetë të vërtete - mungesën e guximit për të realizuar ndryshime. Zgjedhjet e ardhshme do të tregojnë se cili është verdikti i votuesve të LDK-së: të dënoj apo shpërblej ata për ketë oportunizem politik që fsheh ambiciet e tyre politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat