Presidenti Thaçi ndanë urdhrin “Hero i Kosovës” për Sami Thaqin

Aktuale

Presidenti Thaçi ndanë urdhrin “Hero i Kosovës” për Sami Thaqin

Nga: N.Sh. Më: 29 janar 2020 Në ora: 14:54
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për policin i cili vdiq dje në Zhur, Sami Thaqin.

Presidenti përmes një postimi në Faceboo, thotë se, Sami Thaqi është heroi më i ri i Rpublikës së Kosovës.

Thaçi shkruan se, heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetërave policiëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Kosovës.

Postimi i plotë:

Image
Sami Thaqi

Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot për policin Sami Thaqi ndava urdhrin “Hero i Kosovës”.

Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat