Kryeziu flet për përplasjet mes VV-së dhe LDK-së, tregon se mbi cilën parti bie përgjegjësia kryesore

Aktuale

Kryeziu flet për përplasjet mes VV-së dhe LDK-së, tregon se mbi cilën parti bie përgjegjësia kryesore

Nga: N.H Më: 29 janar 2020 Në ora: 16:11
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook ka thënë se përplasjet mes zyrtarëve të VV-së dhe LDK-së lidhur me krijimin e institucioneve, pa kurrfarë ndjenje të fajit dhe duke u shtirur se po justifikojnë vlerat demokratike, nuk janë duke i shërbyer kualitetit të demokracisë.

Sipas Kryeziut, përgjegjësia për mosmarrëveshje e prodhim të krizave politike, do jetë e barabartë për të dy palët.

Ja shkrimi i tij:

Image
Ismet Kryeziu

Relevanca e nje pozicioni politik, ne kete rast si kjo e pozites se kryeparlamentarit karrshi premtimeve per standarte te qeverisjes se mire, hiq nuk eshte e rendesishme per qytetaret.

Prandaj, perplasjet e zyrtareve te VV dhe LDK lidhur me krijimin e institucioneve, pa kurrefare ndjenje te fajit dhe duke u shtirur se po justifikojne vlerat demokratike, nuk jane duke i sherbyer kualitetit te demokracise, jane shtyrje per pazare partiake e veprime tejkanoze nga elitat e ketyre dy partive. VV dhe LDK duhet ti tejkalojne keto barriera qe i kane vendosur para vetes, te formojne qeverine edhe te garantojne stabilitet politik. Marreveshjet kerkojne dy pale, edhe pergjegjesia per mosmarreveshje e prodhim te krizave politike, do jete e barabarte per te dy palet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat