Pacolli i reagon bullgarisht dhe ashpër Apostolovës: Nuk e respektuat popullin e Kosovës

Aktuale

Pacolli i reagon bullgarisht dhe ashpër Apostolovës: Nuk e respektuat popullin e Kosovës

Më: 31 janar 2020 Në ora: 00:15
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli i ka reaguar ashpër shefes së BE-së në Kosovës, Nataliya Apostolova, pas vizitës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri në Kosovës, Josep Borrell.

Reagimin Pacolli e ka bërë në Twitter dhe atë në gjuhën zyrtare bullgare, në cilikë, ndërsa ka thënë se ajo nuk e ka respektuar sot popullin e Kosovës.

“Ju sot keni dështuar ta respektoni popullin e Kosovës. Si mund të organizoni vizitë të nivelit kaq të lartë dhe mos ta pranoni qeverinë dhe popullin e Kosovës. Nuk e di se a është e drejt kjo për juve?”, ka pyetur Pacolli, Apostolovan, ndërsa e ka bërë re-tëitt postimin e shefes së BE-së nga vizita në Prizren bashkë me Borrellin.

Image

“Shëtitje në Prizren bashkë me Josep Borrellin sot. Ecje përmes Kosovës për të parë trashegiminë kulturore dhe religjioze. Faleminderit Mytaher Haskukës dhe liderëve të komuniteteve të Prizrenit për mikëpritje”, ka shkruar Apostolova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat