“Qe, e djegi Albini Glaukun - për pushtet” ...me ja u çkër.. “kritikën” disa kundërshtarve"

Aktuale

“Qe, e djegi Albini Glaukun - për pushtet” ...me ja u çkër.. “kritikën” disa kundërshtarve"

Nga: H.O. Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 19:56
Arkiv

Pjesëtari i shoqërisë civile në Kosovë, dhe analisti politik Krenar Shala përmes një statusi në Facebook shkruan se tash pas dorëheqjes së Glauk Konjufcës nga pozita e kryeparlamentarit pritën disa kritika nga kundërshtarët e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas tij, tash pritën kritikat se si “Albini e djegi Glaukun për pushtet”, ose “VV e dobët, lëshoj pe ndaj LDK-së”.

Ja postimi i plotë:

Po munona, me këtë status, me e relativizu ose ma mirë me thanë, me ja u çkërdhy “kritikën” disa kundërshtarve të rezultatitit të 6 tetorit, kur tash pas arritjes së marrëveshjes për koalicion meqë Glauku do të jap dorëheqje prej postit të Kuvendit, priten me “kritiku” ksi soji:

- “qe, e djegi Albini Glaukun - për pushtet”;

- “e dobt VV-ja, u detyru me lshu pe ndaj LDK-së”

Kto nuk jonë kritika. Kto jonë vajtime të mbështjelluna me ligësi. Kritikë osht me e pritë tash këtë Qeveri nja dy vjet me kqyrë se çka po bon e paralelisht me i ndërmarr reformat brenda-partiake të partive që i ka zhvendos populli në opozitë, tu dhonë dorëheqje kryetarët e tyre dhe tu ia lshu venin gjeneratës së re për ta bërë një opozitë të denjë që lufton jo pse Albini nuk po e bashkon Kosovën me Shqipninë e ksi pordha palidhje, po që e thirrë në përgjegjësi Qeverinë për mungesë të rezultateve në zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit.

Për ksi opozite ka nevojë demokracia në Kosovë. Njejtë qysh patë nevojë deri tash për ni qeveri të ndryshimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat