Presidenti Ilir Meta me fjalë të mëdha për qeverinë Kurti, ja çfarë thotë

Aktuale

Presidenti Ilir Meta me fjalë të mëdha për qeverinë Kurti, ja çfarë thotë

Nga: K.M Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 11:09
Presidenti Ilir Meta dhe Albin Kurti

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në një postim të tijin në Facebook ka uruar qeverinë e re të Republikës së Kosovës, duke thuru fjalë të veçanta për kryeministin në ardhje. Ai ka thënë se një qeveri e qëndrushme e Kosovës, është jo vetëm në interes të Republikës së Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.

Ja postimi i plotë i z. Meta.

Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë.
Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.
Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat