AAK bën publik emrat e deputetëve në komisionet parlamentare, do t’i udhëheqë dy

Aktuale

AAK bën publik emrat e deputetëve në komisionet parlamentare, do t’i udhëheqë dy

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë publik emrat e deputetëve të cilët do të jenë anëtarë të Komisioneve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Sipas njoftimit nga kjo parti AAK-ja do të marrë drejtimin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

AAK thotë se në këtë legjislaturë do të udhëheqë me dy komisione, Time Kadrijaj si kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Albena Reshitaj kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

“Ndërkaq në dy komisione tjera, atë për Buxhet dhe Transfere dhe atë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, AAK përfaqësohet me nga një nënkryetar, dhe me nga një anëtar në 10 komisionet tjera”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Në vazhdim gjeni listën e plotë të ndarjes së komisioneve.

1. Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kryetare Time Kadrijaj
2. Komisioni për Integrime Europiane, anëtar Bekë Berisha
3. Komisioni për Legjislacion Mandate, Imunitet, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, anëtare Donika Kadaj Bujupi
4. Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, anëtare Teuta Haxhiu
5. Komisioni për Buxhet dhe Financa, anëtar Shkumbin Demaliaj
6. Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, anëtar Pal Lekaj
7. Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, anëtar Rasim Selmanaj
8. Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Nënkryetar Bekë Berisha
9. Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Kryetare Albena Reshitaj
10. Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, anëtar Rasim Selmanaj
11. Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, anëtar Rasim Selmanaj
12. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, anëtare Teuta Haxhiu
13. Komisioni për mbikëqyrjen e Financave Publike, anëtar Ali Berisha
14. Komisioni për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, anëtar Gazmend Syla

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat