Deputetja e PDK-së: Turp që VV dhe OJQ-të nuk reaguan për gjestin jonjerëzor të Tomë Gashit - Bota Sot
Deputetja e PDK-së: Turp që VV dhe OJQ-të nuk reaguan për gjestin jonjerëzor të Tomë Gashit

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Turp që VV dhe OJQ-të nuk reaguan për gjestin jonjerëzor të Tomë Gashit

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 20:23
Valdete Idrizi

Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj gjestit të avokatit, Tomë Gashi.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi, ka reaguar ashpër ndaj gjestit johuman të avokatit, Tomë Gashi, i cili shihet në një video duke shqelmuar lëmoshën që një lypës kishte mbledhur nga qytetarët në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

“Sa më ka shqetësuar vrazhdësia dhe poshtërsia e avokatit të LVV-së, po aq më ka tronditur mungesa e reagimit nga vet LVV e cila, së paku publikisht, ka thënë se promovon barazinë dhe politikat sociale. Pastaj, ku është reagimi dhe distancimi nga Ministria e Drejtësisë, ku është reagimi i Avokatit të Popullit, ku është reagimi i KMLDNJ-së e OJQ-ve të tjera? Askund! Askush!”, ka shkruar Idrizi në faqen e saj në Facebook.

Reagimi i plotë i Idrizit pa ndërhyrje:

Tronditëse, deri në palcë, janë pamjet ku avokati i Qeverisë Kurti dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, mu në Sheshin Nëna Tereze në Prishtinë, shkelmon pamëshirshëm, me shfrenim, një njeri në nevojë, i cili ishte ulur në rrugë dhe kërkonte lëmoshë.

Sa më ka shqetësuar vrazhdësia dhe poshtërsia e avokatit të LVV-së, po aq më ka tronditur mungesa e reagimit nga vet LVV e cila, së paku publikisht, ka thënë se promovon barazinë dhe politikat sociale.

Pastaj, ku është reagimi dhe distancimi nga Ministria e Drejtësisë, ku është reagimi i Avokatit të Popullit, ku është reagimi i KMLDNJ-së e OJQ-ve të tjera? Askund! Askush!

Nuk po e kuptoj heshtjen e tyre. A vjen na frika apo nga lakmia për të përfituar nga pushteti dhe pushtetarët?!

Turp të qoftë Tomë Gashi. Ndonëse, e ke dëshmuar se ti nuk turpërohesh për asgjë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat