Bekim Haxhiu: VV premtuan përkujdesje për të varfrit, iu shqelmuan edhe lëmoshën

Aktuale

Bekim Haxhiu: VV premtuan përkujdesje për të varfrit, iu shqelmuan edhe lëmoshën

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 21:29
Prishtinë

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas videos të publikuar ku shihet avokati i Vetëvendosjes, Tomë Gashi duke shqelmuar paratë e një lypsi në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Haxhiu thotë se VV gjatë fushatës kishte deklaruar se do ti mbronte rastet me skemë sociale, por sipas tij vetëm 11 ditë Qeveri Kurti, shihet se si shqelmohet një nga rastet sociale që në fushatë iu premtonin kujdesin e shtetit.

“Ndërsa në ditën e 11-të të Qeverisë Kurti, avokati Tomë Gashi nga Lëvizja Vetëvendosje shqelmon paratë që kishte grumbulluar një lypsar në mes të Prishtinës, shqelmon një nga rastet sociale që në fushatë iu premtonin kujdesin e shtetit.
Shiqojeni çfarë “përkujdesje”… kjo vetēm për 11 ditë në Qeveri !”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se ndaj rastit të Tomë Gashit do të duhej të reagonte Albin Kurti.

Reagimi i plotë i tij:

LVV dhe Albin Kurti, në fushatë deklaroni:
“Erdhi dita që të kujdesemi për ata që kanë nevojë për kujdesin e shtetit”.
“Do të garantoj një të punësuar për çdo familje që është në skemë sociale”.

Ndërsa në ditën e 11-të të Qeverisë Kurti, avokati Tomë Gashi nga Lëvizja Vetëvendosje shqelmon paratë që kishte grumbulluar një lypsar në mes të Prishtinës, shqelmon një nga rastet sociale që në fushatë iu premtonin kujdesin e shtetit.
Shiqojeni çfarë “përkujdesje”… kjo vetēm për 11 ditë në Qeveri !

Ndaj këtyre rasteve do të duhej të reagonte Albin Kurti si kryeministër i vendit, të kërkonte nga organet e drejtësisë të ndërmerrnin të gjitha masat ligjore, që ky person i pandërgjegjshëm ta merrte dënimin e merituar.

Kombi shqiptar është i njohur për humanizëm dhe dalje në ndihmë personave kur ata kanë nevojë për tjetrin.
Prandaj, asesi nuk duhet të lejojmë njerëz të tillë të pandërgjegjëshem t’i japin imazh të keq kombit tonë dhe vlerave humane, të mbjellura ndër shekuj në traditën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat