Zgjedhjet në Podujevë, nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës

Aktuale

Zgjedhjet në Podujevë, nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 11:37
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës dhe që i përkasin komunës së Podujevës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune më 15 mars.

Të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse mund të aplikojnë për t’u regjistruar votues përmes postës, afat ky i cili sipas KQZ-së, përfundon më 23 shkurt.

KQZ-ja bën të ditur se të gjitha informacionet e detajuara se si aplikohet për regjistrim, janë të publikuara në ueb faqen:http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/?fbclid=IwAR2guOJRqOOC7HhwyQbk5B6w4fxQB6scok76UcyLE3E9lheoLBlZ466sK5E

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat