Vjosa Osmani – pjesëtarëve të FSK-së: Të jeni krenarë me vetën, vendi ka nevojë për ju - Bota Sot
Vjosa Osmani – pjesëtarëve të FSK-së: Të jeni krenarë me vetën, vendi ka nevojë për ju

Aktuale

Vjosa Osmani – pjesëtarëve të FSK-së: Të jeni krenarë me vetën, vendi ka nevojë për ju

Nga: V.R Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 17:40
Vjosa Osmani në FSK

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka ndarë një pjesë të fjalimit me të cilin i është drejtuar pjesëtarëve të FSK-së.

Ajo, tha se Kosova po shënon 21 vite liri dhe 12 vite shtet, dhe askush më mirë se populli i Kosovës, nuk e kupton në thelb, rëndësinë e të jetuarit në një vend të lirë dhe të sigurtë, ku garantohen liritë politike dhe qytetare për të gjithë pa dallim.

Postimi plotë:

Pjesë nga fjalimi në kazermën “Adem Jashari”

‘Të jeni krenarë me veten. Dhe në ato momente të mundimshme trajnimesh kur djersa e lodhja fizike e psiqike mund të ju duket e kotë – të jeni të vetëdijshëm se vendimi juaj për të sakrifikuar më të rëndësishmen që keni - jetën tuaj - është vendim i shenjtë të cilin shteti dhe qytetarët ua vlerësojnë.

Kosova po shënon 21 vite liri dhe 12 vite shtet, dhe askush më mirë se populli i Kosovës, nuk e kupton në thelb, rëndësinë e të jetuarit në një vend të lirë dhe të sigurtë, ku garantohen liritë politike dhe qytetare për të gjithë pa dallim. Vajzat dhe djemtë tanë në uniformë, janë të shkolluar dhe përgatitur profesionalisht, të stërvitur me standardet më të larta të vendeve të NATO-s dhe të gatshëm të përballen me sfida dhe nevojat eventuale. Si bashkëshorte e një ushtaraku, mbajë me krenari uniformën e Forcave tona në shtëpinë tonë, gjithmonë e vetëdijshme për sakrificën që keni bërë për t’i shërbyer vendit.’

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat