Abdullahu sulmon Vetëvendosjen e Shpejtim Bulliqin, ku mbeti toka e humbur

Aktuale

Abdullahu sulmon Vetëvendosjen e Shpejtim Bulliqin, ku mbeti toka e humbur

Nga: A.SH Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 11:27
Shpejtim Bulliqi

Shpejtim Bulliqi është kandidat për kryetar në Komunën e Podujevës.

Për këtë analisti Faton Abdullahu ka thënë se Bulliqi është kandidat për ‘Komunën e Çakorit’ për shkak të kundërshtimeve që i bëri në kohën e qeverisë së kaluar sa i përket kauzës së territorit.

Ai pyet se çfarë kërkon Bulliqi të kandidoi për Kryetar të komunës së Podujevës në skajin tjetër të Kosovës kur të gjitha votat dhe simpatinë i mori me kauzën për tokën që e shitën tradhtarët.

“Çfarë ndodhi tani me tokën. Pse u harrua. Marre. Nuk ndodhi asgjë Ishte kauzë e sajuar”, ka shkruar Abdullahu në Facebook.

Postimi në Facebook:

Shpejtim Bulliqi kandidat për ‘Komunën e Çakorit’

Po të vazhdohej me të njëjtin moral politik dhe me të njëjtat pretendime, ashtu si ka qenë në opozitë, sot LV, konkretisht Albin Kurti, do të duhej ta kandidonte Shpejtim Bulliqin për Kryetar të ‘Komunës së Çakorit’ e jo të Podujevës. Po po mirë e thash. ‘Komunës së Çakorit’ që të obligohet kështu e të lidhet për fjalët e kauzës së tij e të partisë së tij që të punoj e të na kthej tokën që na e morën malazezët. Tokën që ja ‘fali’ në atë kohë ‘Qeveria tradhtare’ që ‘shiti tokën’ e stërgjyshërve tanë.
Çfarë kërkon Bulliqi të kandidoi për Kryetar të komunës së Podujevës në skajin tjetër të Kosovës kur të gjitha votat dhe simpatinë i mori me kauzën për tokën që e shitën tradhtarët. Çka ndodhi sot që të humb vlera dhe kauza e kësaj toke për LV-në. Pse nuk shkojnë sot si qeveritarë, ashtu siç shkonin dje si opozitarë ta ngulin flamurin shqiptarë atje. Sipas logjikës së ndërtuar me vite tani Qeveria Kurti prioritet mbi prioritetet duhet ta ketë kthimin e tokës. Cila çështje mund të jetë sot më prioritare se sa kthimi i tokës nga Mali i Zi. Shumë vota i ka marrë LV-ja me këtë kauzë të sajuar dhe në thelb kundër interesave evro-atlantike. Çfarë ndodhi tani me tokën. Pse u harrua. Marre. Nuk ndodhi asgjë Ishte kauzë e sajuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat