Thaçi priti në takim njoftues shefin e ri të EULEX-it

Aktuale

Thaçi priti në takim njoftues shefin e ri të EULEX-it

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:05
Pamje nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim njoftues shefin e ri të EULEX-it, Lars – Gunnar Wigermark.

Gjatë takimit, Thaçi, e uroi Lars Gunnar Wigermark për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit në të gjitha proceset e interesit të përbashkët mes EULEX-it dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Po ashtu, Thaçi, e njoftoi shefin e ri të EULEX-it për zhvillimet dhe të arriturat e deritanishme të SHKK-së, në veçanti mbi avancimin e SHKK-së në arenat ndërkombëtare, si anëtarësimin në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit dhe në ICPA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat