Aktualisht çështja e me diskutuar në vend është heqja e taksës ndaj Serbisë dhe vendosja e reciprocitetit ani pse SHBA-të janë për heqjen e taksës por jo reciprocitet.
Arlind Manxhuka nga Vetëvendosje në një postim të tij në facebook ka cituar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti i cili ka thënë se Kosova nuk është për tarifa si masë ndëshkuese por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhueseve.
Postimi i plotë
Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Konventën e Dytë të Prodhuesve Vendor:
"Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Produktet që prodhohen në Kosovë e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen".
"Posa të vijnë në zyrën time rekomandimet do t'i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë".