Veliu: Anëtarësimi në INTERPOL dhe EUROPOL mbetet prioritet i imi si ministër

Aktuale

Veliu: Anëtarësimi në INTERPOL dhe EUROPOL mbetet prioritet i imi si ministër

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 19:39
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliu, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë Nicola Orlando.

Në këtë takim Veliu dhe Orlando, kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes policive të dyja vendeve.

I pari i MPBAP-së e ka falënderuar diplomatin italian që shteti i tij i ka dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve për Kosovën.

Veliu theksoi se prioritet i tij si ministër mbetet anëtarësimi në INTERPOL dhe EUROPOL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat