Limaj: Kurti t'u kërkojë falje njerëzve që u tha se flamuri është lara - lara

Aktuale

Limaj: Kurti t'u kërkojë falje njerëzve që u tha se flamuri është lara - lara

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 21:00
Fatmir Limaj

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri, Albin kurti, duhet të kërkojë falje te njerëzit që u ka thënë se flamuri i Kosovës është “lara-lara”.

“Ndryshimi duhet t’i mirëpritet çdokujt. Mirëpo kur ju bëni një transformim të tillë ju duhet të kërkoni falje. Sëpari atyre që ju keni thënë se ky flamur është lara-lara”, ka thënë ai.

Limaj ka thënë se ky ndryshim është ndodhur më herët, kur vetëvendosje ishte bërë pjesë e Kuvendit. “Është qesharake sot të shohësh duke u ngritur në këmbë ata deputetë që më herët nuk kanë bërë ashtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat