Konfirmohet: Kjo do të jetë detyra e Ismet Beqirit në Qeverinë Kurti

Aktuale

Konfirmohet: Kjo do të jetë detyra e Ismet Beqirit në Qeverinë Kurti

Nga: A.ZH Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 19:02
Ismet Beqiri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri, ka konfirmuar se është emëruar Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ai në një postim në Facebook, është zotuar se do të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi për këto dy detyra partiake dhe qeveritare, përcjell Bota sot.

Beqiri ka theksuar se kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i Kosovës.

Postimi i Beqirit:

Miq të dashur,

Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas detyrës sime për 10 vite si Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, i shtëpisë së madhe të Ibrahim Rugovës, jam zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Poashtu pas 12 viteve Deputet i Kuvendit të Kosovës (4 mandate) me propozimin e LDK-së jam emëruar Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës .
Kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i ynë.

Artistët, të rinjtë dhe sportistët janë krenaria jonë, ambasadorët e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Nder i veqant dhe përgjegjësi të jem në shërbim të tyre.

Besimin e dhënë për këto dy detyra partiake dhe qeveritare, do ti përkthej si çdo herë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim.
I juaji Ismet Beqiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat