Jakup Krasniqi: Po të isha deputet edhe unë do ta votoja Kurtin për Kryeministër!

Aktuale

Jakup Krasniqi: Po të isha deputet edhe unë do ta votoja Kurtin për Kryeministër!

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 22:19
Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka folur rreth qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Krasniqi ripërsëriti se po të ishte deputet i Kuvendit të Kosovës do të votonte Kurtin për shef ekzekutivi pavarësisht dallimeve partiake.

Sipas Krasniqit, Kurtit dhe qeverisë së re duhet dhënë 100 ditë kohë për të treguar vetën.

“Duhet t’i jepet kohë 100 ditë”, thotë Krasniqi.

Por, as kjo kohë nuk mjafton që Jakup Krasniqi të deklarohet rreth punës së qeverisë e cila doli si pasojë e koalicionit VV-LDK.

“Para 6 muajve nuk do të flas. Dua të pres 6 muaj se si po rrjedh qeveria’, tha Krasniqi në emisionin “A Show”.

Thotë se shoqëria në vendit tonë duhet mësuar që të jap kohë mjaftueshëm për të parë rezultatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat