Nga Kuçi tek Hoti, këta janë politikanët që u gjuajtën me vezë - Bota Sot
Nga Kuçi tek Hoti, këta janë politikanët që u gjuajtën me vezë

Aktuale

Nga Kuçi tek Hoti, këta janë politikanët që u gjuajtën me vezë

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 15:53
Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Sot, zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti ështe sulmuar me vezë nga disa persona të panjohur. Ende nuk dihet se kush qendron pas këtij akti, mirëpo ajo që dihet prej më parë, është se kjo formë e ‘protestës’, në vazhdimësi është zhvilluar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo parti e cila tashmë është në pushtet, aktet e tilla, gjithnjë i ka cilësuar si ‘aksione politike’. Ndërkohë, që sulmi ndaj zëvendëskryeministrit Hoti, nuk është as i pari.

Të njëjtin fat e kishte pasur dikur edhe bashkëpartiaku i tij, Arban Abrashi. Ai ishte sulmuar nga aktivistët e VV-së, në mars të 2016-tës, në kohën kur po mbante postin e Ministritë të Punës dhe Mirëqenjës Sociale.

Vetëvendosje më vonë e kishe marrur përgjegjësin për sulm ndaj Abrashit, duke u arsyetuar se ai është përgjegjës për situatën nëpër të cilën po kalonte Kosova.

“Qeveria, zëdhënës i së cilës është Abrashi, e ka shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë. Institucionet nuk do të funksionojnë normalisht, deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, as eksponentët e këtij pushteti kriminal, nuk do t’i lëmë rehat, derisa të anulohen marrëveshjet dhe derisa të shpallen zgjedhjet e reja”, thuhej në deklaratën e VV-së.

Në anën tjetër, as PDK-ja nuk kishte qenë imune karshi këtyre sulmeve. Fat të tillë e kishte pasur edhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tani më deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai ishte gjuajtur me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, në ‘pike të ditës’.

Sulmin ndaj Kuçit, Vetëvendosje e kishte arsyetuar përmes një komunikate, në të cilën thuhej se përveç që është ministër në një qeveri që po na e sjell ‘Zajednicën’ dhe po i fal territoret, ai është edhe përgjegjës kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë kosovare.

“Nuk mund të ketë rehati për një pushtet që e ka sjellë vendin në një gjendje të mjerë. Nuk mund të rrimë duarkryq përballë kërcënimit për ndarje etnike të vendit tonë dhe përballë faljes së territoreve të Kosovës. Nuk mund të bëhemi indiferent karshi sistemit të kapur të drejtësisë, i cili përndjekë deputetët opozitarë ndërsa bashkëpunon me krimin e me korrupsionin. Hajredin Kuçi që drejton Ministrinë e Drejtësisë, përveç që është ministër në një qeveri që po na e sjell ‘Zajednicën’ dhe po i fal territoret, është përgjegjës kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë kosovare”, thuhej në njoftimin e Vetëvendosjes.

Pos Kuçit, nga PDK-ja ishte sulmuar edhe ish- zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi. Edhe kësaj radhe kjo parti ishte arsyetuar se sulmi ndaj Selimit është kryer pasi ai ka miqësi me ministrine jashtëm serb, Ivica Daciç.

“Asnjëri nga eksponetët e kësaj Qeverie nuk do të mund të vazhdojë punën normalisht, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi. Nuk ka kuptim që pushteti të zhvillojë jetë normale dhe të rehatshme derisa shteti po shitet e de-funksionalizohet dhe qytetarët po varfërohen” theksonte deklarata për mediat nga Vetëvendosja.

Por, përveç Kuçit dhe Selimit, nga PDK-ja nuk kishte mundur të shpetonte nga një sulm i tillë i gjuajtes me vezë, as ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Ai kishte rënë pre e këtij sulmi nga aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët më vonë morrën edhe përgjegjësi për këtë akt.

Kjo parti, këtë aksion ndaj Stavilecit e kishte cilësuar, si ”sulm ndaj një personi që është përgjegjës për shkatërrimin ekonomik të Kosovës”.

“Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, është një nga përgjegjësit për shkatërrimin ekonomik të Kosovës. Ai bashkë me Kryeministrin Isa Mustafa, u tërhoqën nga Ligji për Trepçën, meqë një gjë të tillë e kërkoi Beogradi”, thuhet në komunikatën e VV-së. E për t’i shkuar edhe më për shtati politikave të Serbisë mbi Kosovën, Ministri Blerand Stavileci dje në Beograd nuk guxoi asnjëherë ta përmend fjalën Republikë, pra nuk guxoi të thotë ‘Republika e Kosovës’, përderisa në anën tjetër Marko Gjuriq vazhdimisht i referohej Kosovës si Kosovë e Metohi”, përfundonte komunikata e Vetëvendosjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat