Ndaj sulmit me vezë të zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti, ka reaguar edhe Melihate Tërmkolli.
Ajo thotë se sulmi ndaj tij është akt i rëndë dhe duhet ndjekur nga institucionet përkatëse.
Postimi në Facebook:
Reagim
Sulmi i sotëm ndaj Zëvendës/ Kryeministrit z. Avdullah Hoti është një akt i rëndë që duhet ndjekur nga institucionet përkatëse. Taksa tashmë është veç interes personal i qeveritarëve të kaluar. LDK do të rindërtojë fuqishëm raportet me SHBA dhe gjithë botën perëndimore demokratike. Askujt nuk do t’i lejohet të luajë me shtetin dhe popullin e Kosovës për interesa personale. Z. Hoti e ka përkrahjen e plotë të LDK-së, të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës. “Mund të na vritni po të duani, por mendimin nuk mund të na ndërroni”.
#MT