Haradinaj: Po u hoq taksa, dhjetëra punëtorë mbesin në rrugë

Aktuale

Haradinaj: Po u hoq taksa, dhjetëra punëtorë mbesin në rrugë

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 21:28
Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka qëndruar në komunën e Gjakovës.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në komunën e Gjakovës.

Pas një vizite në njërin nga bizneset e kësaj komune, Haradinaj ka folur edhe njëherë për taksën 100 % të vendosur ndaj Serbisë, e cila është paralajmëruar se do të hiqet brenda pak ditëve nga Qeveria Kurti.

Ai ka paralajmëruar se nëse taksa hiqet nga 174 puntorë sa janë tani, në fabrikën “IMN BAU BLOCK”,  dhjetëra prej tyre do ta humbin vendin e punës.

"Sot në Gjakovë, i shoqëruar nga kryetari Ardian Gjini dhe bashkëpuntorë, vizituam fabrikën “IMN BAU BLOCK”, e cila që nga vendosja e taksës ka arritur 25% rritje të tregut dhe të prodhimit. Nëse taksa hiqet nga 174 puntorë sa janë tani, dhjetëra prej tyre do ta humbin vendin e punës," ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat