Ambasada e SHBA-së e krahason Vasfije Krasniqin me aktivisten amerikane

Aktuale

Ambasada e SHBA-së e krahason Vasfije Krasniqin me aktivisten amerikane

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 18:25
Vasfije Krasniqi Goodman

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e ka krahasuar të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë Vasfije Krasniqi Goodman me aktivisten amerikane të drejtave të njeriut Rosa Parks.

Kjo ambasadë ka thënë se edhe në Kosovë ka njerëz që kanë bërë ndryshimin sikurse Rosa Parks në SHBA.

“Vasfije Krasniqi Goodman vendosi ta kundërshtojë stigmën e padrejtë me të cilën përballen të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës. Ajo mbrojti veten dhe të gjitha të mbijetuarat e tjera të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës”.

Image

Kujtojmë se Rosa Parks ishte një aktiviste e të drejtave të njeriut e cila është emëruar nga Kongresi Amerikan si “zonja e parë e të drejtave civile”.

Më 1 dhjetor të vitit 1955 në Montgomery të Alabamas, Parks e refuzoi urdhrin e një shoferi të autobusit që ta lirojë ulësen e saj nga “seksioni me ngjyrë” për një pasagjer të bardhë, pasi që ishte plotësuar seksioni ku uleshin vetëm të bardhët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat