Albert Krasniqi nga shoqëria civile, ka thënë se Kërcënimet që iu bënë qeverisë së re në ditën që u zgjodh “se nuk guxoni me lujt me fatin e Kosovës”, në fakt ishin kërcënime që të mos preken interesat ekonomike të fituara nga abuzimi i pushtetit, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se vetëm konfiskimi i pasurisë së paligjshme mundet me sjellë drejtësi dhe barazi.
Postimi i plotë:
Kërcënimet që iu bënë qeverisë së re në ditën që u zgjodh “se nuk guxoni me lujt me fatin e Kosovës”, në fakt ishin kërcënime që të mos preken interesat ekonomike të fituara nga abuzimi me pushtetin për vite me radhë. Veç konfiskimi i pasurisë së paligjshme mundet me sjellë drejtësi dhe barazi.