Hamza për shkarkimet e qeverisë Kurti: Në emër të ç‘kapjes, po bëhet kapja e shtetit

Aktuale

Hamza për shkarkimet e qeverisë Kurti: Në emër të ç‘kapjes, po bëhet kapja e shtetit

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 11:48
Bedri Hamza

Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza thotë se vendimet e fundit të qeverisë Kurti për shkarkimet e bordit të Telekomit, dhe bartjen e disa prej sekretarëve të përgjithshëm të ministrive në listën tepricë për shërbyesit civil po bëhen në emër të ç’kapjes shtetit, për t’i kapur institucionet.

Deputeti i PDK-së, foli edhe për largimin e taksës ndaj Serbisë, ku u shpreh se ende nuk po dihet pozicioni i qeverisë Kurti për këtë çështje.

Hamza: Në emër të ç’kapjes së shtetit, po ndodh kapja e shtetit

“Janë larguar disa, për t’i pruar disa tjerë. Tash këta që janë vendosur të paktën si ushtrues detyre, merrni këqyrni cv-ja e tyre. Merrni këqyrni prapavijën e tyre dhe shiko a apo ndodh kapja e shtetit në emër të ç’kap jes së shtetit. Nëse kjo ndodh atëherë nuk është ajo që i duhet këtij vendi dhe çka i duhen institucioneve”, thotë Hamza.

Mbi pretendimet e largimit të taksës dhe vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, Hamza thotë se PDK do të veprojë në interes të vendit, por pa treguar nëse do të përkrahë Qeverinë në këtë tematik.

Hazma: Ende nuk po e dimë cili është pozicioni i qeverisë

“PDK është për debat, është që çdo temë me interes të vendit të debatohet. Pastaj qëndrimet do të jenë si rezultat i diskutimeve dhe analizave se cilat janë më të mira për vendin. Në këtë moment ne nuk e dina se cili është pozicioni i qeverisë. Nuk kemi të shkruar, nuk kemi propozim për largimin e taksës. Është folur për reciprocitet, çfarë lloj reciprociteti. Ka dilma për këtë proces. Mbi bazën e asaj që do të zhvillohet PDK do të veproj mbi interesin e vendit”, u shpreh Hamza.

Por thelbësore për deputetin Hamza është ruajta e partneritetin me ShBA-në dhe BE-në.

Hamza: Interesi i vendit është me u ruajt partneriteti me ShBA-të, BE-në dhe partnerët tjerë

“Interesi i vendit është me u ruajt partneriteti me ShBA-të, BE-në dhe partnerët tjerë. Në këtë kontekst ne duhet t’i gjejmë ekuilibrat se cili është interesi i vendit. Mos me shikuar çka fitojmë prej diçka, e çka humbit prej diçka por pikturën e përgjithshme. Mbi bazën e analizave shumë të sakta, korrekte politike dhe shtetërorë me vepru”, thotë ai.

Javën e kaluar Qeveria Kurti morri një mori vendimesh, duke shkarkuar bordin e Telekomit dhe vendosjen në listën tepricë të disa prej sekretarëve të përgjithshëm të ministrive që janë prekur nga riorganizimi i ministrive. Derisa qysh prej marrës së detyrës, kryeministri Kurti ka theksuar s e do të largojë taksën dhe vendos reciprocitetin ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat