Komisioni për mbikëqyrjen e financave premton angazhim për llogaridhënien e institucione

Aktuale

Komisioni për mbikëqyrjen e financave premton angazhim për llogaridhënien e institucione

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:30
Foto nga komisioni

Në Kuvendin e Kosovës ditën e sotme është konstituar komisioni për mbikëqyrjen e financave publike. Ky komision u vlerësua si njëri prej më të rëndësishme në analizimin dhe mbikëqyrjen e financave publike në ministritë, komunat dhe agjencive të pavarura.

Kryetari i komisionit, Bedri Hamza tha se në bazë të  fushëveprimtarisë së tyre është shumë me rëndësi që të ngritet llogaridhënia dhe interesimi për vlerën e parave.

Rekomandimet që dalin nga ky komision i vlerësoi si shumë të rëndësishme deputeti i AAK-së, Ali Berisha. Por kërkoi që të ketë kujdes me analizimin e duhur, dhe të shihen sa po zbatohen ato në institucionet përkatëse.

Anëtari tjetër i këtij komisioni nga komunitetet jo shumicë, Albert Kinolli tregoi për rëndësinë që ka ky komision në ruajtjen e parave publike.

Për shkak të mos dekretimit nga ana e presidentit, Hashim Thaçi disa prej deputetëve që kanë zëvendësuar, ish deputetët që janë emëruar në ekzekutiv ky komision nuk i pati gjithë anëtarët e plotë të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat