Kurti shpreh rezerva për dy marrëveshjet me Serbinë - Bota Sot
Kurti shpreh rezerva për dy marrëveshjet me Serbinë

Aktuale

Kurti shpreh rezerva për dy marrëveshjet me Serbinë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 17:32
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka pasur asnjë informatë zyrtare për dy marrëveshjet e fundit të arritura me Serbinë. Për këtë arsye ai shprehu rezervat e tij, pasi tha se në duar ka pasur vetëm drafte jo zyrtare.

Shefi i ekzekutivit në një konference për media. tha se do të ishte e papërgjegjshme se si qeveri e re të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të letrave të interesit për autostradën dhe hekurudhën pa e negociuar atë.

Duke folur për largimin e tarifës 100 për qind ndaj Serbisë, Kurti tha se ajo do largohet pas vendosjes së reciprocitetit. Kjo e fundit për kryeministrit është gjëja më normale e një shteti dhe këtë nuk po e bëjnë për inati të Serbisë, por për interesa të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat