Kurti e quajti marrëveshje sekrete të Thaçit, por liderët shtetërore atëherë e dinin për këtë marrëveshje! - Bota Sot
Kurti e quajti marrëveshje sekrete të Thaçit, por liderët shtetërore atëherë e dinin për këtë marrëveshje!

Aktuale

Kurti e quajti marrëveshje sekrete të Thaçit, por liderët shtetërore atëherë e dinin për këtë marrëveshje!

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 22:39
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti publikoi sot disa dokumente të cilat pretendoi se përmbanin një marrëveshje ‘sekrete’ të bërë nga presidenti Hashim Thaçi me NATO-n, në kohën kur ishte kryeministër i Kosovës.

Madje Kurti pas publikimit të këtyre dokumente thirri edhe konferencë për media ku fli për letrën që Thaçi i kishte dërguar ish-Sekretarit të NATO-s, Rasmussen.

Edhe pse Kurti e cilësoi shkelje kushtetuese një marrëveshje të tillë, krerët e shtetit asokohe e kishin ditur për këtë marrëveshje.

Duke nisur nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa që aktualisht është në koalicion me qe qeverinë Kurti në 2015 deklaroi se është në pajtueshmëri me Aleancën Veriatlantike që FSK të mos shkojë në ver3i pa marrë leje nga ta.

Pak ditë pas kësaj, komandanti i FSK-së Rrahman Rama pati thënë se FSK nuk merr leje nga NATO, por nga institucionet e Kosovës.

Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës asokohe deklaroi se kjo nuk mund të quhet marrëveshje ndërkombëtare, por marrëveshje mirëkuptimi mes KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës, e që për këtë s’ka për detyrë të informojë Kuvendin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat