Motra e Qerim Kelmendit: Dashni, ta shkurtuan jetën…

Aktuale

Motra e Qerim Kelmendit: Dashni, ta shkurtuan jetën…

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 10:34
Qerim Kelmendi, Lushe Kelmendi

Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Zahaq të Pejës.

Qerim Kelmendi dyshohet të jetë vrarë e më pas djegur në veturën e tij.

Kelmendi ishte vëlla i Ibrahim Kelmendit, ish-anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Pas vdekjes së tij ka reaguar edhe motra, Lushe Kelmendi.

Ajo tha se Qerimi do të jetë me ta deri në përjetësi, edhe pse ia shkurtuan jetën.

“Dashni, ta shkartuan jetën, por ti nuk do të vdesësh. Ti do të jesh me ne deri në përjetësi”, shkruajti ajo.

Ndryshe Qerimi prapa vetes la gruan dhe një vajzë.

Tashmë organet kompetente janë duke u marrë me rastin dhe ende nuk raportohet për  ndonjë person të dyshuar.

Image
Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat