Ky është përsoni që u zhduk para tre vjetësh, u gjet i vdekur në një pyll në Deçan

Aktuale

Ky është përsoni që u zhduk para tre vjetësh, u gjet i vdekur në një pyll në Deçan

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 12:14
Aziz Dervishi

Ishte raportuar i zhdukur që nga korriku i vitit 2017. Për tri vjet, familjarët e Aziz Dervishit nga Gllogjani nuk kishin mund të gjejnë asnjë gjurmë të tij. Ndihmë për gjetjen e tij kishte kërkuar edhe policia dhe prokuroria. E pasditen e së mërkurës,  Aziz Dervishi u gjet i vdekur në një pyll në Deçan.

U zhduk pikërisht në datën e lindjes së tij, më 20 korrik. Për tre vjet, familjarët ishin në ankth të kërkimit të tij, që nuk pati sukses asnjëherë.

Disa rroba të njeriut u vërejtën nga një qytetar në një pyll në Deçan, pasditen e së mërkurës së 26 shkurtit.

Dëshmitari e lajmëroi rastin në polici, ndërkaq në vendngjarje përveç policisë dolën edhe mjekoligjorët, të cilët konstatuan trupin e pajetë të viktimës.

Media nga burime brenda organeve të sigurisë, ka mësuar se trupi i pajetë është i Aziz Dervishit nga Gllogjani.

Ndërkaq, ende nuk dihet në çfarë gjendje është gjetur trupi i pajetë i tij, si dhe rrethanat që kanë çuar deri tek vdekja.

Ndërkaq për gjetjen e një trupi të pajetë në një pyll në Deçan, ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Në lidhje me rastin e lajmëruar si person i zhdukur, me 26.02.2020 një mashkull kosovar ka raportuar se në pyll kishte vërejtur disa rroba të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe të IML-së, të cilët kanë bërë ekzaminimin e trupit të pajetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkohë, që nga dita e zhdukjes, familjarët e Haziz Dervishit ishin në kërkim të tij.

Për gjetjen e tij, kishin kërkuar ndihmë edhe policia e prokuroria e Pejës.

“Më datë 20.07.2017, në polici është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Aziz Ramiz Dervishaj i lindur me 20.07.1963 në fsh.Gllogjan K-Deçan ku dhe ka banuar. Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e çështjes kërkojmë nga ju nëse mund te na ndihmoni ne arritje te çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi”, kishin njoftuar organet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat