Avdullah Hoti me një reagim të ashpër kërkon heqjen e taksës, ja çfarë duhet të bëhet pastaj

Aktuale

Avdullah Hoti me një reagim të ashpër kërkon heqjen e taksës, ja çfarë duhet të bëhet pastaj

Nga: N.Sh Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:53
Avdullah Hoti

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook, thotë se përfshirja amerikane në dialog e ka ndryshuar dinamikën e negocimit.

Andaj, sipas tij, taksa duhet të hiqet sa më shepjtë që të ulen me miqtë tanë ndërkombëtarë në tryezën e dialogut.

Hoti thekson se, marrëveshja për paqe mes Kosovës e Serbisë duhet të rezultoj me njohjen reciproke. Kjo sipas tij është garanci për pozitën tonë dhe synimet në këtë dialog.

“Dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës, e cila bartë legjitimitetin politik të deleguar nga Kuvendi i Kosovës. Përfshirja sa më e shpejt jep kohë për negocim më të favorshëm për Marrëveshjen përfundimtare”, shkruan Hoti, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai shton se tarifa për mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pakapërcyeshme për komunitetin ndërkombëtar, SHBA-në dhe BE-në.

Postimi i plotë:

Përfshirja amerikane në dialog e ka ndryshuar dinamiken e negocimit. Qendrim i Sekretarit Pompeo dhe angazhimet e ambasadorit Grenell se sovraniteti i Republikës së Kosovës është tepër i rëdësishem për të ardhmen e rajonit dhe se Marrëveshja për Paqe mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultoj me njohjen reciproke, janë garanci për pozitën tonë negociuese dhe synimet tona në këtë dialog.

Dialogu duhet të udhëheqet nga Qeveria e Kosovës, e cila bartë legjitimitetin politik të deleguar nga Kuvendi i Kosovës. Përfshirja sa më e shpejt jep kohë për negocim më të favorshëm për Marrëveshjen përfundimtare.

Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin.

Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e Dialogut.

Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat