Serbët e quajnë “fitore të madhe të Serbisë” heqjen e taksës nga Kosova

Aktuale

Serbët e quajnë “fitore të madhe të Serbisë” heqjen e taksës nga Kosova

Nga: A.ZH Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 20:30
Albin Kurti

Mediat serbe kanë shkruar për vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për heqjen e taksës për importet e lëndëve të para ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Novosti” ka cituar Kurtin, i cili në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka thënë se heqja e taksës është "një shenjë e vullnetit të mirë të palës së Kosovës për të zgjidhur problemet dhe marrëdhëniet".

Mediat serbe, heqjen e taksës e ka quajtur “fitore të Serbisë”, përcjell Bota sot.

“ Kryeministri Albin Kurti i Kosovës njoftoi se taksat për importin e lëndëve të para nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia qendrore do të shfuqizohen nga 15 marsi. Kurti i ka kërkuar Beogradit që të përfundojë fushatën për të tërhequr njohjen e Kosovës.”

Duke folur në një konferencë emergjente në Prishtinë, Albin Kurti tha se heqja e taksës për importin e lëndëve të para ishte "një shenjë e vullnetit të mirë të palës sonë për të zgjidhur problemet dhe marrëdhëniet".

"Unë pres që qeveria serbe të përgjigjet duke ndërprerë fushatën dhe duke hequr pengesat e tjera jo tarifor”, ka thënë Kurti./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat