Flet djali i dëshmorit pasi u denoncua nga deputetja e VV-së për nxitje të urrejtjes

Aktuale

Flet djali i dëshmorit pasi u denoncua nga deputetja e VV-së për nxitje të urrejtjes

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 23:25
Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçakut pas statusit të saj që bëri shumë jehonë ku u përmendën dosjet kriminale të UÇK-së, ka marrë edhe një vendim tjetër.

Kollçaku ka denoncuar anëtarin e PDK-së, Artan Muhaxheri dhe Berat Rexhepi, djali i dëshmorit të kombit, Beqir Rexhepi për nxitje të urrejtjes.

Muhaxheri që është Koordinator i Partisë Demokratike të Kosovës – dega në Pejë, është akuzuar nga deputetja e VV-së për nxitje të urrejtjes.

Ai në një prononcim e konfirmoi se është intervistuar sot nga hetuesia në Polici.

“Po, po sot jam intervistuar nga hetuesit ne polici për krime te renda, si rezultat i një denoncimi nga deputetja e VV-së, Fatmire Kollqaku Mulhaxha si rezultat i kërkesave te mija publike për te dhënë dorëheqje nga pozicioni i deputetes se Kuvendit pasi ajo ka bërë një deklaratë kundër UÇK-së. Vetëvendosja me këto denoncime po mundohet ta mbyt fjalën e lire për derisa unë do te vazhdoje t’i kërkojë dorëheqjen deputetes ne fjalë sepse denoncime te tilla nuk do te na frikësojnë.” , ka thënë Muhaxheri.

Berat Rexhepi, djali i dëshmorit Beqir Rexhepi, i ka publikuar certifikatën e lindjes së deputetes, me pretendimin se ajo është bijë serbe.

Rreth postimi të saj, Kollçaku mori kritika edhe nga presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat