Tryezë për vetingun

Aktuale

Tryezë për vetingun

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 08:06
Albulena Haxhiu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot mban tryezë diskutimi me temë: “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”

Kjo tryezë ka për qëllim të diskutojë mbi një proces të mundshëm të vetingut, i cili konsiderohet të jetë i pashmangshëm për të siguruar integritet dhe pavarësi në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

GLPS konsideron të duhur një proces vetingu i cili për qëllim do të kishte verifikimin e integritetit dhe etikës se të gjithë zyrtarëve; aftësinë dhe përgatitjen profesionale të tyre; afërsinë me qarqe kriminale apo partizane/politike të këtyre zyrtarëve mbetet forma e vetme për të nxjerr jashtë sistemit persona që kanë të kaluar të kontestuar, apo edhe janë direkt të përfshirë në afera korruptive, si dhe kanë vënë në mëdyshje integritetin e tyre gjatë ushtrimit të detyrës.

Në fillim të diskutimit, GLPS do të shpalosë disa nga parimet themelore në bazë të të cilave mendojmë se do të duhet të ndërtohet procesi i vetingut dhe do të ofrojë një numër propozimesh të cilat do shërbejnë si udhërrëfyes për fillimin e dizajnimit të këtij procesi nga institucionet relevante në Republikën e Kosovës.

Panelistët do ftohen të diskutojnë mbi këto propozime, sfidat dhe veprimet e ardhshme, që do siguronin një proces kredibil të vetingut të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Panelistët janë ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat