Osmani: Sot takohemi me Kurtin, është me rëndësi që vendimet t’i kemi të përbashkëta

Aktuale

Osmani: Sot takohemi me Kurtin, është me rëndësi që vendimet t’i kemi të përbashkëta

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 09:59
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka folur sot për vendimin e kryeministrit Kurti për heqjen e pjesshme të taksës, vendim ky që hasi në kundërshtim të ashpër nga SHBA-të.

Para mediave në Pejë, Osmani tha se sot do të takohen me kryeministrin Kurti, për t’i diskutuar hapat e rradhës se si do të veprohet në këtë drejtim.

Ajo tha se është me rëndësi që parnterët e koalicionit të ulen dhe të marrin vendime të përbashkëta.

“Ne do të takohemi me kryeministrin, dhe do të diskutojmë sot gjatë ditës, dhe pas këtyre diskutimeve do t’iu informojmë. Është me rëndësi që parnterët e koalicionit të ulen dhe të marrin vendime të përbashkëta. Ajo që është me rëndësi është se unë shoh bashkëpunim shumë të mirë nga partnerët e koalicionit, dhe të dyja kanë dy qëllime të përbashkët, dhe njëra nga to është edhe ruajtja e partneritetit me SHBA-të dhe BE-të”, tha Osmani.

Duke konfirmuar dallimet që kanë në qëndrime me kryeministrin Kurti, ajo tha se të njëjtat mund të tejkalohen në takimet që do të kenë gjatë ditës së sotme me kreun e qeverisë.

“Jam e bindur se çdo dallim që mund të jetë në këtë drejtim mund të zgjidhet shumë shpejtë. Takimet që do t’i kemi sot gjatë ditës do të jenë në funksion të arritjes së këtij dakordimi”, tha Osmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat