Ibrahimi për taksën: Koha për vendime të guximshme

Aktuale

Ibrahimi për taksën: Koha për vendime të guximshme

Nga: G.B Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 10:28
Ilir Ibrahimi

Ilir Ibrahimi, president i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka thënë se partneriteti i plotë nuk mund të arrihet me hapa gjysmakë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se administrata amerikane nuk do ta pranojë heqjen e pjesshme të taksës.

“Nuk është koha për kalkulime të momentit por për vendime të guximshme dhe në interes të vendit”, ka shkruar ndër të tjera Ibrahimi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Partneriteti i plotë nuk mund të arrihet me hapa gjysmakë.

Heqja e pjesërishme e taksës nuk do të pranohet nga administrata amerikane sepse ata nga lidershipi kosovar po e kërkojnë një partner të plotë dhe jo një gjysëm partner.

Këtë partner ata po e kërkojnë për të arritur një objektiv, njohjën e ndërsjellë ndërmjet Kosovës e Serbisë, që është bërë shumë e qartë nga njeriu i parë i kësaj administrate, presidenti Trump.

Zërat kritikë e dyshues shpesh çuditën pse gjithë ky presion ndaj Kosovës dhe jo ndaj Serbisë?
Kjo do të duhej të ishte e qartë nëse zhvillimet i shohim pak përtej interesit dhe aktualitetit të tanishëm.

Hiq më pak se para 20 vjete, SHBA e bombardoi Serbinë për të çliruar dhe pavarsuar Kosovën. Sot nga kjo Kosovë, SHBA e kërkon një partner 100% për të mundur më pas ti bëj gjithë presionin e nevojshëm Serbisë për ta njohur Kosovën. Kaq e thjeshtë është.

Në betimin e dhënë në Kuvendin e Kosovës, deputetët dhe qeveria e Kosovës jane zotuar se do ti mbrojnë interesat dhe sovranitetin e Republikës. Partneriteti me SHBA është interesi më vital i Republikës dhe këtë nuk e mohon asnjë deputet apo anëtar i qeverisë. Prandaj çdo qytetar sot ka plotë të drejtë të kërkojë nga ata të zgjedhur që ta përmbushin betimin e tyre.

Nuk është koha për kalkulime të momentit por për vendime të guximshme dhe në interes të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat