Miku i madh i shqiptarëve emërohet drejtor i Inteligjencës Kombëtare nga presidenti Trump

Aktuale

Miku i madh i shqiptarëve emërohet drejtor i Inteligjencës Kombëtare nga presidenti Trump

Beqir Sina– New York Nga Beqir Sina– New York Më 29 shkurt 2020 Në ora: 08:22
John Ratcliffe

Uashington, 28 shkurt 2020 – Presidenti amerikan Donald Trump, vitin e kaluar shkarkoi nga detyra kreun e shërbimit të inteligjencës Den Koat, duke e zëvendësuar atë me një njeri shumë besnik ndaj tij, kongresistin republikan të Teksas, Xhon Retklif.

Duke konfirmuar atë që ishte raportuar nga mediat amerikane, presidenti Donald Trump me anë të një postimi në Twitter do të deklaronte një vitë më pare se ndryshimin e zyrtarëve në krye të shërbimit amerikan të Inteligjencës, e kishte bërë.

Mbasi Den Koats, gjatë mandatit të tij me Donald Trump pati shënuar kontraste me presidentin duke kritikuar publikisht në marrëdhënien e kreut të Shtëpisë së Bardhë me presidentin rus Vladimir Putin.

Image

Në vendin e tij ai caktojë një njeri shumë besnik i Trump, kongresistin republikan i Teksas Xhon Retklif, por ky emrimim hasi në debate dhe Retkliff u tha se e tërhoqi vet kandidaturën .

Duke mbetur kështu anëtar i Komisionit të Drejtësisë, me mazhorancë demokrate. Ai ishte një nga kongresistët e atij komisioni i ngarkuar për të marrë në pyetje ish-prokurorin special të Rusiagate, Robert Muller, për përfundimet e hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane 2016.

Si edhe për lidhjet e mundshme të Moskës dhe fushatës së Donald Trump, dhe për pengimin e drejtësisë nga ana e presidentit.

Retklif ka qenë një nga republikanët më kritikë ndaj hetimeve të Muller.

Duke vënë në dyshim përfundimet e ish-prokurorit special, ai u shpreh se ishte dakord ne faktin që Trump nuk mund të jetë sipër ligjit, por ai nuk duhej të trajtohej si poshtë ligjit gjithashtu.

Image

 

Ndërkohë, sot njoftohet se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka propozuar kongresistin John Ratcliffe për drejtor të Inteligjencës Kombëtare.

Trump ka folur në superlativ për kongresisin Ratcliffe. Ai ka thënë se emërimi i Ratcliffe në këtë detyrë do të bëhej më parë, por kongresisti ka kërkuar që më parë të merrej mendimi i Inspektorit të Përgjithshëm.

“Kam kënaqësinë të njoftoj për emërimin e Republikanit Ratcliffe (Kongresmenit John Ratcliffe) për Drejtor të Inteligjencës Kombëtare. Do ta kisha kompletuar më herët procesin, por John donte të prisnim derisa të kryhej raporti i Inspektorit të Përgjithshëm.

John është burrë i jashtëzakonshëm, me talent të shkëlqyeshëm!”, ka shkruar Trump, në rrjetin social Twitter.

Nëse Senati e miraton propozimin e Predsidentit Trump, Ratcliffe do ta zëvendësojë ambasadorin Richard Grenell, i cili është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

 

Miku i madh i shqiptarëve emërohet drejtor i Inteligjencës Kombëtare nga presidenti Trump

“Unë jam i kënaqur të njoftoj se Kongresisti shumë i respektuar John Ratcliffe nga Teksasi do të emërohet nga unë për të qenë Drejtori i Inteligjencës Kombëtare.”, shkroi Trump në Twitter.

Ratcliffe, një ish-Avokat i SHBA, 53-vjeçar, ka qenë një mbështetës i fortë i Presidentit Trump në të kaluarën. Ai ka shërbyer në Kongres që nga viti 2014 pasi ai e hodhi poshtë rolin e gjatë të kongresistit Ralph Hall, qysh në garën fillimore në partinë republikane.

Ratcliffe ka fituar vëmendjen e publikut për rolin e spikatur që ai ka luajtur në seancat dëgjimore të Kongresit, sidomos ato që përfshinin Këshillin Special për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, me Kryeprokuror Robert Mueller.

John Ratcliffe, kongresist republikan nga Dallas (Teksas), nuk është i panjohur për ne, ai prej vitesh ai është mik i ngushtë i shqiptarëve të Amerikës,.

Kongresisti z. John Ratcliffe është mik i ngushtë i Biznesmenëve Shqiptaro Amerikan z. Nazar Mehmeti, z.Ismet Smajli dhe z.Naim Dedushaj, përkatësisht në pozicionet e Presidentit, Sekretarit të Përgjithshëm, Ideatorit e themeluesit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

Image

 

Por, edhe më i rëndësishëm është për ne fakti se në këtë miqësi z. John Ratcliffe shpreh njëherësh afërsinë dhe përkrahjen e fuqishme për Kosovën dhe për vetë Rrjetin e Bizneseve të Diasporës shqiptare në botë me seli në New York.

John Ratcliffe ishte i pranishëm dhe mbajti fjalën e rastit në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar Të Diasporës Shqiptare” në New York, në vitin 2016 i organizuar nga rrjeti ynë “Shqiptaro- Amerikan”.

Rrethi i katërt i kongresit që mbulon pjesën verilindore të zonës Dallas-Fort Worth, është shumë republikan. Ai ka edhe grupin më të madh të shqiptarë amerikanëve republikan, që drejtohet nga veprimtari i njohur dhe biznesmeni i suksesshëm Nazar Mehmeti – Presidenti i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, i cili së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të këtij rrjeti dhe veprimtarët Ylber Korca dhe Gani Fejza, janë miqt më të afërt të John Ratcliffe.

Ismet Smajli, shqiptari më i afërt me kongresistin e Teksasit John Ratcliffe, nuk mundi ta “fshehë” kënaqësin e tij për këtë emrim kaq të lart të mikut të tij, duke shkruajtur në llogarinë e tij në Facebook,, miqve dhe anëtarve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare , se ai deshiron të ndaj me këtë rast me gjithë shqiptarët këtë lajm tepër të mirë.

Ai më tej shpjegon se Kongresisti John Ratcliffe është mik dhe përkrahës i fuqishëm i Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan. Ai së fundi ishte i pranishëm në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në New York në vitin 2016 , i organizuar nga Rrjeti i Bizneseve të Diaspores Shqiptare në SHBA.

Ratcliffe fitoi rizgjedhjen në Kongres në 2018 me mbi 50 për qind. Ai aktualisht shërben në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan.

Image

Ratcliffe, mik dhe përkrahës i shqiptarëve në Ballkan John Ratcliffe është kongresmeni amerikan i cili pret miratimin e Senatit për t’u bërë drejtor i Inteligjencës Kombëtare të Amerikës.

Por interesant është fakti se John Ratcliffe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan.

Në takime të tjera, John Ratcliffe shfaqet në krah të biznismenit tetovar Lazim Destani, Fatmir Mediut, ish-ministër i Mbrojtjes, dhe Teuta Sahatqijës, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York.

Ai shërben aktualisht në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan. Për t’u emëruar në krye të Inteligjencës Kombëtare, kandidatura e Ratcliffe duhet të miratohet nga Senati i SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat