Ky është njeriu i fundit që foli në telefon me Adem Jasharin, ja çka i tha komandanti

Aktuale

Ky është njeriu i fundit që foli në telefon me Adem Jasharin, ja çka i tha komandanti

Nga: N.Sh Më: 5 mars 2020 Në ora: 15:45
Adem Jashari

Sot 22 vjet më parë ndodhi sulmi i tretë i forcave të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Me 5, 6 dhe 7 mars në orët e hershme të mëngjesit, forcat e armatosura serbe, kishin rrethuar Prekazin.

Këto forca serbe, ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

Gjatë këtij rrethimi që kishte ndodhur ndaj familjes Jashari, i fundit që foli në telefon me komandantin legjendar Adem Jasharin ishte Shani Geci nga Llausha.

Adem Jashari gjatë bisedës me Gecin i kishte thënë ‘përhajr na qoftë lufta o daj’.

Njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha, Nehati ka publikuar nj fotografi me Shaniun, ku edhe tregon për këtë bisedë telefonike.

“Një kafe me njërin nga nipat e Bajraktarit të Llaushës Shani Gecin, i cili ishte njeriu i fundit që foli në telefon me Adem Jasharin, që e informoi për forcat serbe se nga po lëvizin. Informata e parë ishte se trupat serbe ishin drejtuar në fshatin Llaushë, por më vonë u mor vesh se ishin drejtuar nga Prekazi. Fjala e fundit nga Ademi ishte: Përhajr na qoftë lufta o daj. Lavdi gjithë të rënëve për Liri”, shkruan Nehat Geci në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat