Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz

Aktuale

Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz

Më: 7 mars 2020 Në ora: 07:55
Prekaz

Sot përnbyllet manifestimi gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Aktivitetet e shënuara më 5, 6 dhe 7 mars, janë në 22-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, duke filluar nga ora 17:45, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” në Skenderaj, më të cilin aktivitet përmbyllet manifestimi treditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat