E zbulon profesori, kjo është ëndrra e vjetër serbe – paralajmëron një skenar që mund ta rrezikojë ekzistencën e Kosovës

Aktuale

E zbulon profesori, kjo është ëndrra e vjetër serbe – paralajmëron një skenar që mund ta rrezikojë ekzistencën e Kosovës

Nga: N. H Më: 7 mars 2020 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve juridike, profesor Muhamet Kelmendi, përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se pse është kundër korridorit serb për të kaluar nëpër Kosovë e Shqipëri për të dalë në Durrës.

Sipas Kelmendit, “janë dy çështje krejtësisht të kundërta, përkatësisht, kalimi nëpër rrugët e një shteti duke iu nënshtruar kontrollit të shtetit përkatës, me korridorin që mendohet të ndërtohet për shtetin serb pa kontroll për të dalë në Durrësin tonë”.

Në shkrimin e tij ai thekson se ëndrra e vjetër serbe për të dalë në Durrës është e kamotshme.

Ja shkrimi i tij:

Image
Muhamet Kelmendi

Pse jam kunder koridorit serb per te kaluar neper Kosove e Shqiperi per te dalur ne Durres

Jane dy ceshtje krejtesishe te kunderta, perkatesisht kalimi neper rruget e nje shteti duke iu nenshtruar kontrollit te shtetit perkates, me koridorin qe mendohet te ndertohet per shtetin serb pa kontroll per te dalur ne Durresin tone. Endrrra e vjeter serbe per te dalur ne Durres eshte e kahmotshme. Dhe, nese ndertohet nje koridor i tille, realizohet kjo enderr dhe krijohen shume veshtiresi.

Thjeshte i jepet mundesi Serbise per te kaluar e vepruar pa kontrollime te shteteve tona neper rruget tona.

Eshte krejtesisht gje tjeter rruga e kalimit qe mendohet qe i lidhe shtetet nepermjet te ashtuquajtur koridor rrugor duke iu nenshtruar kontrollit te shtetit perkates dhe tjeter eshte nje koridor per nje shtet neper te cilin kalon pa kontroll te shtetit dhe ke dalje ne ndonje vend tjeter.

Kjo eshte sikurse territor i lire i shtetit qe e ka koridorin. Kesi koridoreve nuk ka ne Evrope. E nese krijohet ne Kosove dhe ne Shqiperi nje korridorr i vecante per Serbine eshte tejet e demshme. S'ka lidhje me lidhjet rrugore ne Evrope. Atje jane krijuar shume kotidore brenda UE. Edhe ne Ballkan do te ndertohen korridoret e tilla.

Por kjo nuk e nenkupton humbjen e sovranitetit te shtetit neper te cilin kalon rruga nderlidhese. Ndersa, koridori serb ne Kosove dhe ne Shqiperi, nese nenkupton kalimin pa ndonje kontrollim te shtetit perkates, eshte shkelje e rende e sovranitetit dhe e intergritetit territorial te shteteve tona. Kjo eshte e ndaluar edhe me norma kushtetuee dhe e denueshme si veper e rende penale sipas neneve 120 dhe 125 te Kidit Penal te Republikes se Kosoves, e ku denimet shkojne deri.me burg te perjetshem.

Kjo eshte sikurse propozimi per te krijuar Asociacion serb me elemente re shtetesise, sikunder po diskutohet edhe exterritorialiteti per kishat e manastiret serbe ne Kosove. Tera keto jane tejet te rrezikshme dhe keshtu shteti i yne perfundon se ekzistuari. Tera keto e shkaterrojne Kosoven. Keto nuk duhet pranuar kurre.

MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat