ShSKUK-ja pajiset me material higjienik dhe respiratorë shtesë, por ka mungesë të infektologëve

Aktuale

ShSKUK-ja pajiset me material higjienik dhe respiratorë shtesë, por ka mungesë të infektologëve

Më: 11 mars 2020 Në ora: 13:47
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqeni Sociale

Në rast të përhapjes së koronavirusit në Kosovës, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, (ShSKUK) ka siguruar mjete higjienike dhe 20 respiratorë rezervë për ta përballuar situatën.

Kështu u njoftuan anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqeni Sociale të cilët vizituan Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovë, qëllimi i të cilës ishte njoftimi me masat që ka ndërmarrë ky institucion në rast se paraqitet ndonjë i prekur me koronavirus.

Në këtë takim u shfaq si shqetësim mungesa e infektologëve në Klinikën Infektive dhe spitalet regjionale të Kosovës.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Basri Sejdiu ka deklaruar se shkalla e rrezikshmërisë që edhe qytetarët e Kosovës të preken me koronavirus tashmë është rritur.

Sipas tij kanë bërë blerjet emergjente si maskat dhe dorezat dhe materialet higjienike, ndërsa kanë siguruar edhe 20 respiratorë të tjerë në rast nevoje.

“Kemi bërë disa blerje emergjente që për fillim të kemi një sasi të duhur të maskave, dorezave, material higjienik, dezinfektues , kemi forcuar lindjen edhe nga aspekti e linjës higjienik dhe të sigurimit. Kemi dhënë urdhër që të ndalohen vizitat nëpër klinikat. Të ngritët niveli i higjienës. Përveç respiratorëve ekzistues kemi funksionalizuar edhe siguruar edhe 20 respiratorë rezervë dhe në çdo moment mund të futen në funksion….03’37 Në klinikën emergjente kemi bërë një dhomë të triazhimit me staf të edukuar me shpejtësi dhe mund të përballen fillimisht me personat që mund të jenë të atakuar nga ky virus në mënyrë që ta mbrojmë edhe stafin….04.01 Edhe Klinika Infektive është mobilizuar mjaftë ka bërë një hyrje të veçantë dhe ka bërë një repart të izolimit për trajtim të pacientëve me mundësi të zgjerimit në tërë Klinikën, dhe kemi plane tjera të një epidemie më të madhe dhe tani një objekt që e kemi në përfundim për mjekësi sportive dhe Pediatri”, theksoi Sejdiu.

Lidhur me furnizimin me oksigjen, Sejdiu njoftoi se nuk do ketë telashe dhe se mënyra e furnizimit është kryesisht qendror por në disa klinika ka edhe përmes bocave.

Drejtori i ShSKUK-së ka njoftuar se edhe Spitalet Regjionale kanë bërë përgatitjet e nevojshme si dhe kanë krijuar dhoma izolimi në rast të nevojës.

Por si shqetësim, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajvazi Berisha shfaqi mungesën e infektologëve qoftë në këtë klinikë, qoftë nëpër Spitalet Regjionale.

Sipas saj Klinika Infektive është e gatshme për të trajtuar rastet nëse do të preken nga koronavirusi, por që tha se deri tani të gjitha rastet që kanë pasur një symptomë të vetme ata e kanë trajtuar.

Drejtoresha e Klinikës Infektive njoftoi se kjo klinikë ka 120 shtretër me gjithsej 19 dhoma të pajisura me oksigjen qendror.

“Në Klinikën Infektive i kemi 120 shtretër, ndërsa i kemi 19 dhoma me oksigjen qendror në mjekimi intensiv i kemi katër shtretër me mundësi të zgjerimit të dy shtretërve të tjerë për raste emergjente, gjithsej 6 shtretër në mjekimin intensive  ku mund të vendosen pacientët që kanë nevojë për ventilim mekanik….16’22 Çdo repart përveç dhomave të zakonshme i ka edhe tri dhoma me oksigjen qendror dhe në ato dhoma zakonisht vendosën pacientë që kanë nevojë për oksigjenim por jo për ventilim…22’/00 Numri i infektologëve është i vogël në përgjithësi në Klinikën Infektive jemi 21 infektologë, në spitalin e Gjilanit janë 6-7 infektologë, në Prizren janë 5 infektologë, në Pejë janë 2 infektologë”, theksoi Ajvazi-Berisha.

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale kanë vizituar edhe Barnatoren Qendrore në SHSKUK, ku u njoftuan me rezervat dhe kapacitetet për furnizimin me materialet e nevojshme.

Drejtoresha e Barnatores Qendrore, Gëzime Pllana tha se tashmë vetëm kanë filluar me furnizim me maska dhe doreza, dhe janë në gjendje gatishmërie në bazë të mundësive që ata kanë.

Si shqetësim ajo shfaqi edhe mungesën e produkteve nga ana e operatorëve, dhe prandaj sipas saj nuk ka mundësitë për të përgatitur stoqe të mëdha  të maskave dhe dorezave.

“Ne kemi filluar me procedura me furnizim në tre mujorshin e dytë për shkak të procedurave dhe gjendjes së gatishmërisë që kemi qenë në pritje për koronavirus dhe tani jemi në pritje dhe me kërkesa jashtë planifikimeve kemi lëshuar kërkesa  për maska dhe doreza, thjesht një 3 mujorësh i tretë rezervë , ose për gjendje të gatishmërisë . Artikujt çka ka kërkuar Klinika Infektive dhe çka është kërkuar nga OBSh se çka duhet me pas në stoqe rezervë, kjo është çka kemi pasur mundësi dhe që kemi pasur kontrata”, theksoi Pllana.

Pas interesimit të deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli për mungesën e barit Tamiflu i cili ka qenë mungesë në pikun e gripit sezonal, Pllana  tha se e  për herë të parë ky bar është në liste esenciale dhe se ka pasur një furnizim të mirë .

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj teksa kërkoi që të ketë një vigjilencë më të madhe në pikat hyrëse të vendit,  derisa kërkoi që të mos lejohen që të rriten çmimet e maskave.

“Do të duhet urgjentisht të merren masa ndaj atyre kompanive që lejojnë  një rritje, hiperbolizim të çmimeve sepse me të vërtetë kjo do të krijoj edhe panik  edhe më të shtuar tek qytetarët dhe ne nuk do ta lejojmë këtë. Prandaj kërkojmë nga t gjithë akterët përgjegjës institucional që të marrin masa që këto kompani të mos keqpërdorin në këto situate kaq të ndjeshme për qytetarët tanë dhe të ulen këto çmime dhe normalisht qytetarët të mos kenë nevojë që t’i blejnë ato”, deklaroi Reshitaj.

Kujtojmë që dje Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për zhvillimin e aktiviteteve dhe planet rreth parandalimit dhe trajtimit të virusit, në rast se do të ketë të prekur në Kosovë.

Ndërkohë që në Shqipëri janë konfirmuar 12 persona tashmë të prekur nga ky virus, dhe një i vdekur, derisa qeveria atje ka mbyllur shkollat për dy javë, shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Koronavirusi është përhapur në mbi 100 vende të botës ndërkohë që qeveritë kanë ndërprerë fluturimet me vendet e prekura, dhe disa kanë mbyllur kufijtë për një periudhë të pacaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat