Babai i vdiq dje nga Koronavirusi, i biri i infektuar në gjendje stabile

Aktuale

Babai i vdiq dje nga Koronavirusi, i biri i infektuar në gjendje stabile

Më: 23 mars 2020 Në ora: 15:01
Podujevë

Në Podujevë, të dielën është shënuar viktima e parë nga Koronavirusi, .

Por, pas vdekjes së 82 vjeçarit nga Dumnica e Podujevës, gjendja e familjarëve të tij po thuhet se është stabile.

Bejtush Jashari, kryeshef në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Podujevë, në një prononcim , tha se gjendja e familjes së të vdekurit nga Koronavirusi në Podujevë është stabile.

“Në Podujevë gjendja e familjarit të personit që vdiq dje , është e mirë dhe se jena në kontakt me këtë familje”, tha Jashari.

Ai tregoi se kanë dërguar edhe disa ndihma elementare për familjet që janë të prekur me Koronavirus.

“Dje i kemi dërguar disa gjëra që i kanë kërkuar, maska, dezinfektues e të tjera, po ashtu edhe komuna i ka ndihmuar me disa ndihma ushqimore”, tha Jashari .

Ai tha se për momentin nuk kanë mungesë të barnave në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat