Haradinaj bën homazhe te Memoriali “Dëshmorët e Kombit”: Gjaku i tyre është themeli i sakrificës e i lirisë tonë

Aktuale

Haradinaj bën homazhe te Memoriali “Dëshmorët e Kombit”: Gjaku i tyre është themeli i sakrificës e i lirisë tonë

Nga: A.SH Më: 24 mars 2020 Në ora: 11:42
Ramush Haradinaj

Në shënimin e 24 marsit 1998 të Betejës së lavdishme të Gllogjanit, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial“Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Ai ka thënë se, nuk do t’i harrojmë kurrë dëshmorët e rënë dhe luftën e shenjtë të UÇK-së për çlirim, pavarësi e demokraci.

Postimi në Facebook:

Sot bëmë homazhe te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, në shënim të 24 marsit 1998, datë që shënon Betejën e lavdishme të Gllogjanit. Në atë përballje ranë në altarin e lirisë Agron Mehmetaj, Himë Haradinaj e Gazmend Mehmetaj! Në luftë për të mbrojtur atdheun, zmbrapsëm forcat serbe dhe i dolëm zot tokës e flamurit!

Nuk do t’i harrojmë kurrë dëshmorët e rënë dhe luftën e shenjtë të UÇK-së për çlirim, pavarësi e demokraci!

Gjaku i tyre është themeli i sakrificës e i lirisë tonë.

RH

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat