Emocionuese, dita kur NATO nisi bombardimet ndaj caqeve serbe, ishte më e lumtura e jetës sime

Aktuale

Emocionuese, dita kur NATO nisi bombardimet ndaj caqeve serbe, ishte më e lumtura e jetës sime

Nga: N. H Më: 24 mars 2020 Në ora: 23:35
Dhurata e çmuar nga njeriu që udhëhoqi sulmet e NATO-s kundër forcave serbe, gjenerali Wesley Clark për themeluesin dhe botuesin e gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj

Themeluesi dhe botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, në një shkrim të tij në rrjetin social Facebook, ka kujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s, duke e cilësuar si një ngjarje të madhe të jetës së tij.

Mazrekaj thotë se fillimi i bombardimeve ishte një gëzim i papërshkrueshëm për të, sa që tregon se edhe tani kur e kujton i jep një emocion të veçantë.

“E mbaj me shumë krenari në shtëpinë time, pasi i jep vlerë historisë sonë kombëtare dhe miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dita kur NATO nisi bombardimet ndaj caqeve serbe, ishte më e lumtura e jetës sime. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm, sa që edhe tash kur e kujtoj më jep një emocion të veçantë”, shkruan mes të tjerave themeluesi dhe botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj.

Ja shkrimi i plotë i Mazrekajt:

21 vjet nga bombardimet e NATO-s, faleminderit Amerikë

Me rastin e 21 vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë, po e ndaj me ju kujtim të bukur.

Kjo është një dhuratë e çmuar nga njeriu që udhëhoqi sulmet e NATO-s kundër forcave serbe, gjenerali Wesley Clark.

Libri “Bërja e luftës moderne” , i nënshkruar nga vet gjenerali Clark është një ndër dhuratat më të veçanta për mua.

E mbaj me shumë krenari në shtëpinë time, pasi i jep vlerë historisë sonë kombëtare dhe miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dita kur NATO nisi bombardimet ndaj caqeve serbe, ishte më e lumtura e jetës sime. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm, sa që edhe tash kur e kujtoj më jep një emocion të veçantë.

Faleminderit Amerikë, përherë mirënjohës ndaj teje!

Image
Image
Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat