​Haradinaj deklarohet pas rrëzimit të Qeverisë Kurti - Bota Sot
​Haradinaj deklarohet pas rrëzimit të Qeverisë Kurti

Aktuale

​Haradinaj deklarohet pas rrëzimit të Qeverisë Kurti

Më: 25 mars 2020 Në ora: 23:21
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se përkrahja me 82 vota e mocionit të votëbesimit të iniciuar nga LDK-ja, konfirmon se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë.

“Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat