Daut Haradinaj nga AAK, ka ndezur dje cigare brenda sallës ku po mbahej seanca për rrëzimin e qeverisë.
Ai është kapur nga kamerat dhe ka ngjallur reagime të shumta, shkruan Bota sot.
E i ashpër ka qenë edhe reagimi i gazetares Erëza Vela, e cila ka thënë se kështu respektohen institucionet shtetërore.
Ajo ka thënë se kjo ka ndodhur para kamerave, imagjinojeni se çka ndodhë kur nuk ka kamera.
Postimi i plotë në Facebook:
Ja sa respektohen institucionet shtetnore! Ne Kuvend for fuck’s sake! Institucionin ligjvenes te vendit tone. Shpine e 120 personave qe perfaqesojne zanin e qytetareve. Para kamerave! Imagjinojeni cka ndodh ku nuk ka kamera apo ne institucione me pak kompetent.