Ramush Tahiri propozon tri vendime për LDK-në, pyet cili është më i drejti?

Aktuale

Ramush Tahiri propozon tri vendime për LDK-në, pyet cili është më i drejti?

Nga: N.Sh Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:37
Ramush Tahiri

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, analisti Ramush Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se prej tri vendimeve të cilat i ka shkruar cili do të ishte më i mirë për LDK-në.

Ai shkruan se, a do të ishte më mirë LDK-ja me dal prej Qeverisë Kurti duke i tërhequr ministrat dhe zëvendësministrat, apo duke i zëvendësuar ata me emra të rinj sa herë që ia shkarkon kryeministri, apo mos me iu përgjigj fare veprimeve të Kurti edhe nëse deri në fund të mandatit mbetet pa asnjë ministër.

Postimi i plotë:

CILI DO TE ISHTE VENDIMI ME I MIRE DHE ME I DREJTE PER LIDHJEN DEMOKRATIKE TE KOSOVES.

1. ME DALE PREJ QEVERISE KURTI DUKE I TERHEQUR MINISTRAT E ZEVENDES MINISTRAT.

2. ME I ZEVENDESU MINISTRAT ME EMRA TE RINJE, SA HERE QE I SHKARKON KRYEMINISTRI, NE MENYRE QE ME E PASE VOTEN E NDIKIMIN E SAJ NE QEVERI

3. MOS ME VEPRU FARE DHE MOS ME IU PERGJIGJE VEPRIMEVE TE KRYEMINISTRIT EDHE NESE DERI NE FUND TE MANDATIT NUK MBETET ME ASNJE MINISTER

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat