Një faqe e LDK-së: Lamtumirë Vjosa e Vetvëndosjes - Bota Sot
Një faqe e LDK-së: Lamtumirë Vjosa e Vetvëndosjes

Aktuale

Një faqe e LDK-së: Lamtumirë Vjosa e Vetvëndosjes

Më: 26 mars 2020 Në ora: 17:06
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Një “luftë” e ashpër po zhvillohet në rrjetet sociale. Faqe të afërta me LDK-në dhe VV-në po përhapin lajme dhe sms të ndryshëm.

Faqja “Rugova na Mungon” e ka quajtur Vjosa Osmanin anëtare të re të Vetëvendosjes.

Sipas tyre, Osmani i zhgënjeu dje në seancën e mocionit.

Vjosë, sot u thirre në emër të elektoratit të LDK-së por vetëm elektoratin e LDK-së nuk e përfaqësove, sot na zhgënjeve, sepse sot ti ishe zë i militantave të Vetvendosjes, por jo elektoratit besnik të LDK-së. Ti u thirre në vota që i more, por e harrove ndihmën e çdo deputeti që kishe përballë nga ana e LDK-së, ju shërbeve kundërshtarëve, i shërbeve Albinit. Ju sot dolët kundër Kryetarit i cili më së shumti ju besoj për të u kandiduar, ju jeni aty falë tij, falë tij e nëndegëve të LDK-së, falë listës së deputeteve i more ato vota, falë aktivistëve që sot fole në emër të “tyre” por nuk i respektove, ti sot fole vetëm në emër të Lëvizjes Vetvendosjes. LDK-ja duhet të marrë guximin të të shkarkojnë nga funksioni i NënKryetarës së LDK-së, sepse ti sot vetëm LDK-në nuk e përfaqësove. Sot, ti Vjosë, bashk me ata dy deputetët Haxhi Avdyli e Ardian Shalën, nuk na përfaqësut neve, sot ti bashk me ta na zhgënjeve. Lamtumirë Vjosë nga aktivistat të cilët të përkrahën në borë e në shi, të përkrahën pa asnjë kusht, por ti i zhgënjeve. Lamtumirë Vjosa e Vetvendosjes”

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat